Gjatë praktikës dhe eksperiencës sime kam vënë re se pjesa më e madhe e gabimeve konsiston në faktin se gratë nuk i vlerësojnë sa duhet potencialet e tyre profesionale. Ju sugjeroj të përqendroheni tek vetëvlerësimi, të cilin do ta gjeni që në kapitullin e parë. Do t'ju ndihmojë të rrisni vlerësimin për veten dhe të zbuloni se ku mund të angazhoheni më shumë.