Nga Stefanie Stahl, autorja nr. 1 në Gjermani erdhi libri që e kishim pritur me padurim pasi konsiderohet çelësi për zgjidhjen e (thuajse) të gjitha problemeve. Nëpërmjet ushtrimeve praktike do ta njohim Fëmijën e Brendshëm jo vetëm si “Fëmija i Errësirës” por edhe si “Fëmija i Dritës”. Ushtrimet do të na ndihmojnë të hedhim pas krahëve eksperiencat e hershme negative, duke na orientuar drejt mënyrave të reja të sjelljes, nëpërmjet të cilave do të mundemi të krijojmë marrëdhënie dhe një jetë më të lumtur.