Shumë stres dhe pak dashuri! Kjo është përditshmëria jonë, rutina jonë ndaj ndaloni pak dhe reflektoni…. Sa pak thoni “TË DUA”, sa rrallë e dëgjoni “TË DUA”! Botimet Living sjellin “5 gjuhët e dashurisë”, një libër me ide praktike për një dashuri të përjetshme. Mbi 10 milion kopje të shitura që do ju përfshijnë dhe ju në uraganin e ëmbël të dashurisë! Pa truke, pa psikanalizë, pa receta të mërzitshme, metoda e Geri Chapman do ju ndihmoj që thjesht me fjalët tuaja dhe të njeriut të zemrës të rizbuloni fjalën më të bukur në botë! Dhurata ideale për ditën e dashurisë. Thuaj “TË DUA” me Botimet Living… Miliona çifte kanë dëshmuar se si martesat e tyre janë transformuar pasi kanë mësuar të përdorin pesë gjuhët e dashurisë. Teksa zbuloni gjuhën tuaj të dashurisë, por edhe atë të bashkëshortit/es suaj, do ta kuptoni më mirë veten dhe do të keni një avantazh të çmuar gjatë kërkimit të dashurisë që zgjat për gjithë jetën. Gary Chapman është autori i serive të librave më të shitur “Pesë gjuhët e dashurisë”, si edhe drejtori i “Marriage and family life consultants, Inc”. Ai udhëton nëpër botë duke organizuar sminare dhe programi i tij radiofonik transmetohet në më shumë se 400 stacione. Për më shumë informacione, vizitoni 5lovelanguages.com.