"Ndalo mendimet e tepërta" është një libër për të kuptuar atë çka ke përjetuar, situatën rraskapitëse në të cilën je përfshirë dhe si e humbet mendjen në një grackë ankthi dhe stresi. Autori i mirënjohur Nick Trenton do të të shoqërojë për të kapërcyer pengesat me teknika të hollësishme e të vërtetuara, që do të të ndihmojnë të riprogramosh trurin, të kontrollosh mendimet dhe të ndryshosh zakonet e tua mendore. Për më tepër, libri do të të ofrojë përqasje shkencore për të ndryshuar rrënjësisht mënyrën e të menduarit dhe të të ndjerit për veten, duke i dhënë fund modeleve të këqija të të menduarit.