Një libër i ri befasues, zbavitës, që të fut në mendime dhe na çon në prapaskenat e botës së një terapisteje aty ku pacientët e saj kërkojnë përgjigje (dhe po kështu edhe ajo vetë). Një ditë, Lori Gotlib është një terapiste e cila ndihmon pacientët e saj në klinikën e saj në Los Anxheles. Ditën tjetër, një krizë bën që bota e saj të shembet. Hyn Uendelli, terapisti i çuditshëm, por me përvojë, në zyrën e të cilit ajo zbarkon papritur. Me kokën e tij me flokë të rëna, kardiganin dhe pantallonat e tij të dokut, ai duket sikur ka dalë drejt e nga Terapisti Tipik. E megjithatë, siç do të dalë më vonë, ai vetëm i tillë nuk është. Teksa Gotlib eksploron ambientet e brendshme të jetës së pacientëve të saj një producent Hollivudi i përqendruar te vetja; një e sapomartuar e re e diagnostikuar me një sëmundje vdekjeprurëse; një qytetare e moshuar, e cila kërcënon që t’i japë fund jetës në ditëlindjen e saj nëse asgjë nuk përmirësohet; dhe një njëzetecavjeçare, e cila nuk ndalon dot së lidhuri me meshkujt e gabuar ajo zbulon se pyetjet që i mundojnë ata janë pikërisht ato të cilat ajo po ia çon tashmë Uendellit. Me një urtësi dhe humor befasues, Gotlib-i na fton në botën e saj si mjeke dhe si paciente, duke ekzaminuar të vërtetat dhe trillimet që ne i themi vetes dhe të tjerëve teksa lëkundemi mbi litarin e hollë ndërmjet dashurisë dhe dëshirës, kuptimit dhe vdekshmërisë, fajit dhe shpagimit, terrorit dhe kurajës, shpresës dhe ndryshimit. Mbase duhet të flasësh me dikë është një libër revolucionar në çiltërsinë e tij, duke ofruar një udhëtim thellësisht personal, por edhe universal, në zemrat dhe mendjet tona dhe duke na dhënë dhuratën më të rrallë: një portret që zbulon me guxim atë që nënkupton të qenët njeri dhe një rrëfim ndriçues, çarmatosës dhe argëtues të jetëve tona misterioze dhe aftësisë sonë për t’i ndryshuar ato.