Aspekte të Mashkullores

720,00
Lek
800,00
Lek
Aspekte të mashkullores është një koleksion i kontributeve më të rëndësishme të K.G. Jungut për kuptimin e thellë të mashkulloritetit –jo vetëm të psikologjisë së burrit, por edhe të thelbit të mashkulloritetit në të dyja sekset. Kjo përzgjedhje e veprave të Jungut përfshin disa nga vrojtimet e tij më domethënëse të shënuara ndonjëherë mbi ndryshimet mes psikologjive mashkullore e femërore.
Kjo vepër është e rrënjosur në fantazitë më të hershme të Jungut mbi natyrën emashkulloritetit dhe ende i ofron njeriut bashkëkohor një mundësi për të kuptuar më mirë psikologjinë e tij. Çështjet e mbuluara përfshijnë marrëdhënien dashurore mes burrave e grave, marrëdhënien e djalit me nënën, arketipat e hershëm mashkullorë, heroin, rishtarinë, homoseksualitetin, babanë, stadet e jetës, zhvillimin psikologjik të burrave në gjysmën e dytë të jetës, natyrën e mashkulloritetit të pavetëdijshëm te gratë, femëroritetin e pavetëdijshëm te burrat, urtinë mashkullore dhe natyrën e shpirtit mashkullor.